“Shqipëria e para në Europë për flukset turistike, me +56% krahasuar me vitin 2019.
Shqipëria e treta në botë për rritjen e të ardhurave nga turizmi me +77 % krahasuar me periudhën e para pandemisë”, shkruan në rrjetet sociale ministrja e Turizmit dhe Mjedisit.
Kjo e fundit mori pjesë në mbledhjen e Komisionit për Europën të Organizatës Botërore të Turizmit, ku Shqipëria mori zyrtarisht stafetën e organizimit të kësaj ngjarjeje në 2024-ën.
Kumbaro ka prezantuar të dhënat kryesore sa i takon vitit 2023 e cila tha se “Shqipëria turistike” është vlerësuar si shembulli i një modeli të bukur dhe përshtypjesh të ngrohta për ata që e kanë vizituar, dhe ndjellëse kurioziteti nga të gjithë kolegët ministra që me shumë dëshirë do të jenë në Tiranë për takimin e 70-të të Komisionit për Europën.