Kësaj herë vendi ynë ka tërhequr vëmendjen e mediave nordike.
“Politiken” – një ndër të përditshmet më të lexuara në Danimarkë – përshkruan një përvojë udhëtimi mes plazhesh pa mbarim, historie e kuzhine të pasur dhe njerëz që të presin krahëhapur …ku tjetër veçse në Shqipëri që po zbulohet me shpejtësi të jashtëzakonshme nga vizitorët e shteteve nordike.
Në një postim në rrjetet sociale ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro shkruan se Shqipëria renditet si e preferuara e destinacioneve të vitit 2024 .
Gjatë muajt të kaluar kanë hyrë në vendin tonë 489 mijë vizitorë të huaj, ose 30% më shumë krahasuar me një vit më pare.