Shqipëria do të jetë pjesë e garës për Çmimin e Madh të Orëve 2024 në Gjenevë . Lajmi është dhënë nga kryeministri Edi Rama në facebook.
“Me këtë kryevepër të mahnitshme të Pirros, një orë me një fushë prej 1500 pllakëzash mikroskopike në gur të kuq nga Murano, mbi të cilën janë vendosur 12 valltarë shqiptarë nga 0.9mm, punuar me dorë në ar të verdhë 18 karatësh, e cila është pranuar në garën e Çmimit të Madh të Orëve 2024 në Gjenevë, Zvicër, ose ndryshe “Oskari” botëror i orëkrijuesve, ku falë argjendarit tonë gjenial hyn për herë të parë edhe Shqipëria”, shkruan Rama në një postim në rrjetet sociale.