Në Podgoricë të Malit të Zi është zhvilluar një takim i Ministrave të Çështjeve Evropiane dhe Financave të Ballkanit Perëndimor.
I pranishëm ishte edhe ministri i Financave Ervin Mete deklaroi se paketa financiare e parlamentit evropian prej 6 miliardë eurosh për vendet e Ballkanit Perëndimor është shenjë e mbështetjës së BE-së për reformat dhe integrimin.
Mete tha se Shqipëria ka realizuar procedurën e para-aplikimit sa i përket përmbushjes së kritereve të BE-së për SEPA-n.
Aderimi në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro (SEPA), si pjesë e Planit të Rritjes, paraqet një mundësi unike për Ballkanin Perëndimor për uljen e kostove të pagesave dhe lehtësimin e tregtisë.