Edhe në muajin mars Shqiperia ka shënuar rekord sa i përket flukseve turistike të pasagjerëvë nga ajri. Sipas Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve vendi ynë shënoi rritje me 233,3% të pasagjerëve krahasuar me 2019. Ndërsa mbi 2.8 milionë pasagjerë u përpunuan vetëm gjatë 4 muajve të parë të 2024.
Lidhur me rekordin e muajit Mars per fluksin e pasagjereve, ka reaguar Kryeministri Edi Rama duke e konsideruar si nje lajm fantastik per vendin tone.
“Shifrat e të huajve që vijnë në Shqipëri flasin vetë, siç flet rritja marrëmendëse e dhënies së apartamenteve me qira për të huajt apo kërkesat për hotele. Ata që thonë se s’na duhen turistët se ata vijnë për qejf, ne duam këtë e atë, nuk duhet ta harrojnë se qejfi i turistëve kushton dhe fitimet nga shpenzimet e tyre për qejf i marrin shqiptarët që punojnë, prodhojnë por dhe shteti. Të gjithë ata që vijnë këtu I bëjnë jehonë pozitive vendit tonë” , shkruan Rama.