Nga 6 korriku ka hyrë në fuqi marrëveshja e pensioneve mes Shqipërisë dhe Italisë.
Në fletoren zyrtare është publikuar marrëveshja me shtetin Italian. Shqiptarët që jetojnë në Itali do të përfitojnë nga Sigurimi i Përgjithshëm i Detyrueshëm për pension invaliditeti, pleqërie dhe familjar të punonjësve të punësuar, trajtimin e posaçëm të punonjësve të vetëpunësuar si artizanë, tregtarë, fermerë dhe sigurimin për përfitimin për sëmundjet.
Ndërsa në Shqipëri zbatohet për sigurimin për pleqërinë, invaliditetin dhe pensionin familjar, sigurimin për përfitimin për sëmundjet dhe barrëlindja dhe sigurimin e papunësisë.