Qytetarët e Republikës së Shqipërisë sot kanë shprehur vullnetin e tyre duke bërë zgjedhjen e forcës politike që do të qeverisë vendin në vijim. 3 milionë e 588 mijë e 869 shtetas shqiptarë kanë patur këtë të dielë të drejtë vote për zgjedhjet parlamentare. Nga këto 107 mijë e 24 janë të rinj që votojnë për herë të parë në 5 mijë e 199 qendra votimi. 46 parti dhe 3 koalicione parazgjedhore ishin të regjistruara në garë.
Qarku i Tiranës solli në parlamentin e ri numrin më të madh të deputetëve me tridhjetë e gjashtë mandate deputetësh. Gjashtëmbëdhjetë deputetë u përzgjodhën në Qarkun Fier e më pas pasohet nga Durrësi dhe Elbasani me katërmbëdhjetë mandate deputetësh. Qarku i Vlorës do të sjellë në parlament dymbëdhjetë deputetë, njëmbëdhjetë deputetë të rinj u zgjodhën në Qarqet Shkodër dhe Korçë. Qarku i Beratit dhe ai i Lezhës do të dërgojnë në parlament shtatë deputetë. Qarku Dibër ka pesë mandate deputetësh, ai i Gjirokastrës ka katër mandate deputetësh dhe Qarku i Kukësit ka si përfaqësim tre mandate deputetësh.
Një ndryshim krahasuar me zgjedhjet e tjera është se Gjirokastrës dhe Dibrës u është hequr nga një mandate deputeti dhe i është shtuar Tiranës.
Për shkak të pandemisë këtë herë qytëtarët votuan nën masat mbrojtëse ndaj Covid-19, duke mbajtur distancimin social dhe maskat në fytyrë.
Proçesi i votimit u hap në orën 07:00 të mëngjesit dhe u mbyll në orën 19:00 të darkës. Përgjithësisht ka qenë i qetë dhe pa incidente, në përjashtim të disa problemeve lidhur me identifikimin biometrik ku më pas u aplikua sistemi i identifikimit manual. Pritet në vijim për t’u mësuar edhe rezultati dhe pjesëmarrja në zgjedhje./ProBizz.al/