Është kamping, por jo siç e njohim ne.
Pronarët e ardhshëm të Tesla Cybertruck do të kenë mundësinë t’i kthejnë automjetet e tyre në mikro-shtëpi me rrota, falë një lidhjeje mahnitëse. Edhe pse nuk është i lirë.
Kompania amerikane Form Camper ka projektuar një aksesor plotësisht të ndashëm prej 69,500 dollarësh për makinën e shumëpërfolur të zotit Musk, e cila është e pajisur me një dush, një krevat dopio, një kuzhinë dhe një zonë ndenjeje.
CEO i Tesla-s, Elon Musk, zbuloi Cybertruck-un për herë të parë në nëntor 2019 dhe shkëlqyeshëm arriti të thyejë dy nga xhamat “rezistente ndaj plumbave” të automjetit gjatë eventit të lançimit.
Prototipi doli në rrugët e Manhatanit në maj të këtij viti, duke bërë që qindra njujorkezë të rreshtoheshin jashtë sallës së ekspozitës Tesla për të kapur një paraqitje të rrallë të tij.
Automjeti do të hyjë në ‘prodhim vëllimor’ në vitin 2023 dhe jo në 2022, siç ishte parashikuar fillimisht.
Trupi i automjetit tërësisht elektrik bazohet në një makinë sportive Lotus Esprit të vitit 1976 që Musk e kishte në pronësi në vitin 2013 dhe pjesa tjetër e dizajnit merr frymëzim nga automjetet në Blade Runner, Mad Max, Back to the Future dhe Alien.
Aksesori i kampingut, i quajtur “Forma” – dhe ideja e një grupi stilistësh dhe inxhinierësh industrialë nga Kalifornia – është krijuar për t’u futur në shtratin e Cybertruck, duke u palosur derisa të aktivizohet.
Një video e paraqitur e dizajnit tregon shtesën që hapet dhe zgjatet nga shtrati i kamionit. Tenda najloni dalin nga të dyja anët e automjetit, duke krijuar një hapësirë verande.
Brenda, shtarti – i cili është i pajisur me hapësirë të fshehtë magazinimi – mund të shndërrohet në njëshe ose dyshe, në varësi të dëshirave të përdoruesit.
Kampi përmban një dush Nebia dhe një tualet kompakt me kasetë, i cili ka një rezervuar portativ. Hapësira e tualetit ndahet nga pjesa tjetër e kampit me një perde dhe, kur nuk përdoret, zona e tualetit kthehet në një stol me jastëk.
Për të ngrënë, kampistët mund të përdorin frigoriferin dhe sobën Dometic dhe enë gatimi të nivelit të lartë në hapësirën e kuzhinës.
Një pjesë e kuzhinës është e jashtme, me një sirtar lavamani dhe takëm të ulur poshtë tendës. Një karrige dhe tavolinë e palosshme janë të vendosura në orendi.
Panelet diellore janë të integruara në dizajn, duke ofruar 400 vat fuqi. Në përgjithësi, kampi ka 6,7 m katror sipërfaqe – 3,5 m katror nga e cila është në nivelin e shtratit të automjetit.
Burimi: Daily Mail