Mëngjesin e kësaj të martë kanë pësuar një rritje të lehtë monedhat kryesore europiane. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë 1 euro është blerë sot me 103.65 lekë dhe është shitur me 104.18 lekë.
Po ashtu edhe dollari amerikan ka regjistruar rritje pasi blihet me 94.44 lekë dhe shitet me 95.06 lekë.
Franga zvicerane gjithashtu ka pasur një ngjitje të kuotës teksa blihet këtë të martë me 107.99 lekë dhe shitet me 108.3 lekë krahasuar me ditën e hënë referuar tregut të brendshëm valutor.
Sa i përket paundit britanik , kjo monedhë ka shënuar rritje duke u blerë me 119 lekë dhe shitet me 120.6 lekë.