Agjencia shtetërore e ushqimit të Singaporit (SFA) ka miratuar 16 lloje insektesh të ngrënshme për shitje dhe konsum në vend.
SFA do të lejojë importin e insekteve dhe produkteve të insekteve,” tha agjencia në njoftim.
Insektet e miratuara përfshijnë karkalecat,, krimbat e miellit dhe disa lloje brumbujsh.
Ashtu si pjesa më e madhe e botës, ngrënia e insekteve në Singapor mbetet një risi. Studiuesit kanë regjistruar më shumë se 2,100 lloje të ngrënshme insektesh – shumë prej të cilave përmbajnë vitamina dhe minerale të rëndësishme dhe shërbejnë si një burim i proteinave .
Milingonat, kriketat dhe madje edhe tarantulat konsumohen zakonisht në vende të tjera të Azisë Juglindore si Tajlanda dhe Kamboxhia.
Insektet e gjalla zakonisht shiten në Singapor si ushqim për kafshët shtëpiake dhe zvarranikët, por ato mund të jenë një opsion i ri edhe për njerëzit. Kuzhinierët lokalë, restorantet dhe kompanitë e ushqimit dhe pijeve kanë eksperimentuar me mënyra të ndryshme për t’i shërbyer në mënyrë të sigurtë insekteve në pjata si gaforret me vezë të kripura me superkrimba.
“Meqenëse industria e insekteve është në lindje dhe insektet janë një artikull i ri ushqimor këtu, SFA ka zhvilluar një kuadër rregullator për insektet, i cili vendos udhëzime për miratimin e insekteve si ushqim.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNN Travel për Probizz.al