Fatmir Berisha , është një i ri nga Thethi i cili ka ngritur agroturizmin “Alpet” në Theth. Në një podcast me kryeministrin Edi Rama ai ka thënë se është përballur më shumë sfida për biznesin e tij familjar. Berisha vlerësoi edhe investimet e kryera nga qeveria gjatë viteve të fundit në Theth.
“Thonë po veriu, keni harruar veriun… Por jo vetëm nuk është kështu, por sa është bërë për veriun në këto vite, nuk është bërë në të gjitha këto vite të marra së bashku dhe ne do të vazhdojmë”, u shpreh kryeministri në podcastin “Flasim”.
Nga ana e tij, administratori i Bujtinës tha se në 2 vitet e fundit në Theth nuk ka kapacitete hoteliere aq sa ka kërkesa dhe shumë njerëz po kthehen mbrapa se nuk kanë mundësi t’i presin.
“Ka shumë emigrantë që mund të kthehen t’i restaurojnë shtëpitë e vjetra”, u shpreh Berisha.