Në Dukat të Vlorës, Blerti Mëhillaj, me mbështetjen e programit IPARD ndërtoi një sipërmarrje agroturistike, duke kombinuar më së miri përkushtimin e tij, me potencialin turistik që ofron ky fshat.
Dukati dallohet për zhvillimin e blegtorisë, favorizuar edhe nga terreni, dhe Blerti ka zgjedhur të furnizohet nga fermerët e zonës, për të ofruar një ushqim cilësor dhe tradicional.
Me akomodim në 10 dhoma me kapacitet 25 shtretër, kjo sipërmarrje është shndërruar në një pikë të rëndësishme referimi për zhvillimin e agroturizmit në këtë zonë.