Që prej vitit 1988 , 1 dhjetori njihet në të gjithë botën si dita kundër HIV/AIDS. Kjo është një ditë sensibilizimi dhe një ditë për të përkujtuar të gjithë njerëzit që kanë humbur jetën nga kjo sëmundje.
Sipas të dhënave të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë mbi 110 mijë persona në mbarë Europën janë diagnostikuar pozitivë me HIV/AIDS. Nga këto 98 janë regjistruar në Shqipëri.
Më zbulimin e kurave për të luftuar këtë virus, vdekshmëria e të prekurve me HIV ka pësuar rënie me 44.1% në krahasim me vitin 2013, kur pati 1373 vdekje. Në total për vitin 2022 kanë ndërruar jetë në rajonin e Evropës 767 persona.
Mbi 90% e infeksioneve janë si pasojë e raporteve seksuale.