Në kuadër të ditës botërore të Turizmit , Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro merr pjesë sot në Riad, Arabia Saudite në aktivitetet dhe takimet që do të organizohen me ministra të turizmit nga e gjithë bota.
“Këtë vit kjo ditë e gjen Shqipërinë në vitin e artë të saj, me sezonin që ende vazhdon, por s’do të thotë aspak që e kemi “kry”, përkundrazi na nxit çdo ditë të rimendojmë dhe rikonceptojmë zgjidhje që përdorin asetet e turizmit në paqe të plotë me natyrën, tokën, biodiversitetin”, shkruan në një postim në facebook ministrja Mirela Kumbaro.
Kumbaro shton se këto sfida prezantohen edhe sot gjatë takimeve në Riad gjatë organizimeve kushtuar Ditës Botërore të Turizmit, në një udhëtim të gjelbër me kolegë ministra nga e gjithë bota, nën dirigjimin e Organizatës Botërore të Turizmit që e kemi mbështetëse në promovimin e Shqipërisë si destinacion i qëndrueshëm i turizmit të përgjegjshëm”.