Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas Rurale, Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj zhvilloi një takim me gratë rurale dhe agropërpunuese , për të diskutuar mbi sfidat dhe prioritetet e grave dhe vajzave në zonat rurale.
Gratë, pjesë e sektorit agro-ushqimor u bashkuan në Tiranë duke ekspozuar produktet e tyre.
Në takimin me fermeret ministrja tha se kjo ditë duhet të shërbejë si një thirrje për të bashkëpunuar në rritje të produktivitetit, e për të kthyer traditën në zhvillim.
Sipas saj, fuqizimi i potencialit të gruas në komunitetet rurale dhe hapja e mundësive të reja me financime apo mbështetje, sjell një zhvillim të qëndrueshëm social ekonomik të tyre.