Dashamirës të kafesë, sot është dita ndërkombëtare e pijes së kërkuar nga të gjithë. Që prej vitit 2015, 1 tetori është shënuar si dita ndërkombëtare e kafesë
Kjo ditë na ndihmon të mësojmë më shumë rreth kafe, procesin e rritjes dhe mënyrën sesi kokrrat e saj shndërrohen më pas në pijen që shijojnë miliona vetë në botë.
‘Kafa Biosphere Reserve’ në Etiopi njihet si vendlindja e kafesë së egër arabica, gjithashtu rreth 5000 varietete të egra janë regjistruara në këtë pikë biodiversiteti, rreth 460 km në jug-perëndim të Addis Abba.
Ndërsa, në qytetin e Vjenës që nga viti 1683 mendohet të jenë kafenetë e para, në vitin kur mbaroi rrethimi i Vjenës.