Sot në orën 19:00 do të hapet autostrada Thumanë-Kashar për lëvizjen e automjeteve. Kreu i qeverisë ka shpërndarë në rrjetet sociale pamje nga aksi duke thënë se do ti shërbejë të gjithëve dhe zhvillimit të mëtejshëm të turizmit.
Thumanë-Kashar është i aks i kategorisë A, ku shpejtësia e lëvizjes do të jetë 130 kilometra në orë, duke ofruar gjithashtu kushte të larta sigurie.
Fluksi i automjeteve në këtë aks parashikohet të jetë tejet i lartë, sidomos gjatë periudhës së sezonit turistik, ndërsa vënia e tij në funksion pritet të lehtësojë ndjeshëm trafikun e automjeteve që krijohet shpesh në akset ekzistuese, si ai Fushë Krujë-Rinas dhe Rinas-Qafë Kashar.