Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj zhvilloi një takim në Vlorë me fermerë e sipërmarrës që merren me kultivimin e ullirit.
Në ditën botërore e ullirit, Denaj tha “ ullinjtë mijëravjeçarë në vendin tonë, tradita e përpunimit e përmirësuar ndër breza dhe praktikat moderne bujqësore, sjellin një produkt me cilësi të lartë, që konkurron denjësisht në tregjet elitare të eksportit, duke rritur ekonominë për fermerët shqiptarë”.
Sipas saj, cilësia e mirë e vajit të ullirit “Made in Albania” ka sjellë rritjen e eksporteve të këtij produkti në 5,830 tonë, me 43 herë më shumë në sasi dhe 33 herë më shumë në vlerë gjatë 10 mujorit 2023, krahasuar me një vit më parë.