Shoqata gjermane e industrisë dixhitale, Bitkom deklaron se rreth 80 % e kompanive ishin viktima të vjedhjes së të dhënave, spiunazhit ose sabotazhit.
Krimi kibernetik në Gjermani është në rritje dhe raportohet se ka shkaktuar rreth 148 miliardë euro dëme për ekonominë.
Të dhënat e zbuluara nga autoritetet gjermane treguan një rritje prej 28% të sulmeve kibernetike nga organizata të huaja në vitin 2023, veçanërisht nga Rusia dhe Kina.
“Niveli i kërcënimit në fushën e sigurisë kibernetike mbetet i lartë”, tha Ministrja e Brendshme gjermane Nancy Faeser teksa prezantoi raportin kombëtar për krimin kibernetik.
Numri i sulmeve kibernetike nga Rusia ishte dyfishuar gjatë dy viteve të fundit dhe sulmet kibernetike nga Kina u rritën me 50% gjatë së njëjtës periudhë.
Arsyet pas sulmeve ishin të ndryshme, tha ai, duke u shprehur se disa kriminelë kibernetikë donin të shkaktonin dëme në infrastrukturën kryesore si furnizimet me energji, transporti ose spitalet.
Raporti vjen përpara zgjedhjeve të Parlamentit Evropian në qershor.
Përkthyer dhe përshtatur nga Euronews për Probizz.al