Shqipëria ka bërë përparime në fushat kryesorë siç janë ligji dhe reformat në fushën e drejtësisë. Edhe pse ka shumë punë për të bërë, Shqipëria po u kushton vëmendje të veçantë investitorëve të mundshëm. Menaxherët dhe sipërmarrësit më të suksesshëm besojnë se nëse dikush është në gjendje të njohë sektorët kryesorë që janë vendi i duhur për të investuar dhe nëse studiojnë me kujdes kushtet e tregut të një vendi, ata do të kenë sukses në çdo vend ku do të investojnë.
Shërbime IT & Virtuale
Zhvilluesit e programeve kompjuterikë, Dizenjuesit, Editorët, Asistentët Virtualë & Suportuesit.
Ka shumë mundësi karriere në tregun online që nuk janë njohur ose zbuluar ende për shqiptarët, të tilla si zhvillimi i IT, Ndihma Virtuale, Projektuesit, Sigurimi i Cilësisë dhe shërbime të tjera të klientëve. Call Center Italisht, Anglisht, Gjermanisht etj përbëjnë një nga punëdhënësit kryesorë për shumë studentë shqiptarë. Rritja e përdorimit të kartave të debitit dhe kreditit nga shqiptarët dhe epoka e re tërheqëse e internetit kanë theksuar gjithashtu rritjen e tregtisë elektronike. Ky proces sapo ka filluar dhe është në hapat e tij të parë. Numri në rritje i ndërmarrjeve të reja me themelues nga Evropa çdo vit dhe konkurruenca për gjetjen e talenteve më të mira ofrojnë punë në trend për Sipërmarrësit Online.
Çdo ndërmarrje ka nevojë për një grup të gjerë aftësish që shtrihen nga menaxhimi i mediave sociale deri te detyrat e lidhura me kontabilitetin dhe financat. Askush nuk ka kohë dhe njohuri për të bërë të gjitha gjërat. Eshtë shumë mirë të mësosh gjëra të reja, por a mund ta përballoj çdokush? Ndonjëherë është më efektive të lejosh dikë tjetër me aftësitë dhe njohuritë që të merret me këtë pjesë.
Burimi: Swissa.al