Periudha e parë e karantinimit për shkak të pandemisë së Covid19 ishte shumë e keqe për shumicën e njerëzve, por disa gjetën mënyrën e duhur për ta shfrytëzuar atë, me qëllim për të kthyer pasionin e tyre në biznes. Një prej tyre ishte dhe Fatjeta, një vajzë e talentuar dhe plot ide, e cila i përkthen ato në produkt, nëpërmjet dëshirës së saj për të realizuar punime handmade, ndërthurur me pasionin për të punuar me grep. Këtë pasion ajo e ka ushqyer që në fëmijëri, me dëshirën dhe vullnetin e saj të madh.
Produktet që ajo realizon me grep janë çanta, bikini, sete të ndryshme plazhi, fustane etj. Të krijuara me shumë punë, përkushtim dhe dashuri ato mund t’i quash me plot gojë art.
Këto dy çanta janë fillimi i gjithçkaje, punimet e para që shkaktuan reagimin pozitiv nga njerëzit, shtysa që ajo priste për të vulosur pasionin e saj. Tani plot punime të tilla të tjera super unike mund t’i gjeni në Instagramin Crochetbydiora.
E sigurt që sapo të vizitoni faqen e saj në Instagram do të mrekulloheni dhe do të doni ta bëni tuajën një pjesë të artit të saj menjëherë. Thjesht, një domosdoshmëri për garderobën tuaj!/ProBizz.al/