Tashmë është zyrtare: përdoruesit e Twitter duhet të abonohen në planin Twitter Blue për të përdorur “formën më të keqe” të verifikimit në aplikacion, 2FA përmes SMS. Madje dhe të gjithë përdoruesit që deri më tani e përdornin këtë shërbim në adresën e tyre pa një abonim nuk do të mund ta përdorin pas datës 20 mars.
Me pak fjalë, duhet të paguani $8 në muaj në Android ose $11 në muaj në iOS për të përdorur 2FA me SMS. Gjatë kohëve të fundit ka patur raste ku 2FA me SMS është shfrytëzuar për të fituar akses mbi adresën e një personi tjetër. Madje dhe vetë themeluesi i Twitter, Jack Dorsey ishte viktimë e një sulmi të tillë 4 vite më parë. Ju nuk dëshironi që një person tjetër të aksesojë adresën tuaj duke u shtirur si ju thjesht sepse kanë vjedhur kartën tuaj të telefonit.
Dhe Twitter po mundohet ta justifikojë kështu këtë ndryshim, por në të vërtetë arsyeja mund të jetë shumë më e thjeshtë: dërgimi i SMS kushton para, para të cilat janë shumë të limituara gjatë kohëve të fundit në Twitter. Megjithatë kompania kishte nisur të largohej gradualisht nga dërgimi i SMS që para se Elon Musk të blinte Twitter.
Burimi: Geek Room