Të ardhurat në buxhet gjatë 10 mujorit të këtij viti rezultojnë 530.6 miliardë lekë me një rritje prej 54.49 miliardë lekësh krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023. Kjo u bë me dije nga ministri i Financave dhe Ekonomisë Ervin Mete nëpërmjet një postimi në facebook.
“Vijon ecuria pozitive e ekonomisë. Të ardhurat totale për 10-mujorin e vitit 2023 u realizuan në masën 530.6 miliardë lekë, ose 99.6% e planit të së njëjtës periudhë. Krahasuar me një vit më parë të ardhurat janë rritur me 54.49 miliardë lekë ose +11.4% më shumë”, u shpreh ministri.
Nga ana tjetër, Mete bëri të ditur se shpenzimet e përgjithshme publike arritën 482.5 miliardë lekë, nga 465.7 miliardë lekë që ishin në 10-mujorin e 2022-shit.