Ekonomia shqiptare ka performuar pozitivisht gjatë vitit 2023 . Krahasuar me vitin 2022 , të ardhurat vitin e kaluar janë rritur me 70.6 miliardë lekë ose +12.3% më shumë.
Edhe shpenzimet kanë patur një performancë të mirë. Sipas ministrisë së Financave shpenzimet e përgjithshme publike arritën rreth 674.7 miliardë lekë. Realizimi i tyre ishte në nivelin 96.6 % të planit të së njëjtës periudhë.
Ministri i Financave Ervin Mete ka thënë se të ardhurat totale për 12–mujorin e vitit 2023 u realizuan në masën 643.4 miliardë lekë ose 100.1% e planit fillestar të buxhetit të së njëjtës periudhë.
Borxhi publik ra në fund të vitit 2023 në nivelin 59.2% të GDP-së, niveli më i ulët që nga viti 2008.