Në një postim në rrjetet sociale kryeministri Edi Rama është ndalur tek aplikacioni “TEA” i cili u bë pjesë e pushimeve për mijëra turistë .
“Dhe me udhëtimin e TEA që vazhdon, pasi kapërcyem kufijtë dhe e kthyem në një guidë frymëzuese për mijëra turistë, që e bënë këtë aplikacion pjesë të pushimeve dhe eksperiencës së tyre unike në Shqipëri, ju uroj një të diel të qetë”, shkruan kreu i qeverisë.
Në aplikacionin “TEA” i cili mund të aksesohet falas nga të gjithë gjenden aktivitetet që do të ndodhin gjatë sezonit turistik në cdo kohë dhe në cdo vend .