Tesla nuk ka më objektiv që të ofrojë 20 milionë automjete në vit thuhet në raportin e saj të publikuar të enjten. Kjo shihet si një tjetër shenjë që kompania po largohet nga makinat elektrike dhe po e zhvendos fokusin tek robotaksi.
CEO Elon Musk ka deklaruar në vitin 2020 se Tesla aspironte të shiste 20 milionë automjete deri në fund të dekadës aktuale – dy herë më shumë se ato të shitura nga Toyota, prodhuesi më i madh i automjeteve në botë.
Por kompania ndryshoi sjellje kohët e fundit, duke hequr dorë nga planet për të prodhuar një model krejtësisht të ri që pritej të kushtonte 25,000 dollarë, duke promovuar teknologjinë autonome të drejtimit si burimin kryesor të rritjes.
Robotaxis dhe roboti humanoid Optimus i kompanisë do të jenë “tepër impenjativ” për Teslën, tha Musk të enjten përmes një lidhjeje video në konferencën vjetore “Viva Technology” në Paris.
Ai nuk pranoi t’i përgjigjet një pyetjeje mbi afatin kohor për makinat me kosto të ulët të Tesla.
Musk tha në prill se Tesla planifikon të sjellë përpara lançimin e modeleve të reja, duke përfshirë makina të përballueshme, deri në fund të këtij viti.
Përkthyer dhe përshtatur nga Reuters për Probizz.al