Dwayne “The Rock” Johnson thotë se ai është “e kundërta” e të famshmve që nuk lahen çdo ditë ose nuk lajnë fëmijët e tyre çdo ditë.
Johnson, i cili luan në filmin e ri të Disney “Jungle Cruise”, iu përgjigj postimit të një fansi në Twitter duke diskutuar higjenën e të famshmve dhe atë personale të premten. Përdoruesi shkroi se aktori “ndoshta nuk mund të jetë një nga ata me erë të keqe dhe të gjithëve do të na thyhet zemra nëse zbulojmë të kundërtën.”
Dwayne u përgjigj në një tweet, duke thënë: “Jo, unë jam e kundërta e një të famshmi ‘që nuk lan veten e tij’.”
“Bëj dush (të ftohtë) kur dal nga shtrati për të vazhduar më pas ditën. Bëj dush (të ngrohtë) pas stërvitjes sime para punës. Bëj dush (të nxehtë) pasi kthehem në shtëpi nga puna. Larje fytyre, larje trupi, eksfolim dhe unë këndoj në dush,”-shtoi Johnson.
Përgjigja e tij vjen pasi disa yje të Hollywood-it folën për zakonet e tyre të larjes, duke ndezur një debat të nxehtë se sa shpesh njerëzit duhet të bëjnë dush.
Në korrik, Ashton Kutcher dhe Mila Kunis thanë se nuk i lajnë dy fëmijët e tyre çdo ditë.
“Tani, këtu është gjëja: Nëse mund të shihni papastërtitë mbi to, pastrojini ato. Përndryshe, nuk ka kuptim,“-tha Kunis në podkastin e Dax Shepard “Armchair Expert”.
Kristen Bell më vonë tha se ajo “pret fillimisht të ndihet era e keqe” para se të lajë dy vajzat e saj. Jake Gyllenhaal gjithashtu iu bashkua bisedës, duke i thënë Vanity Fair se ai konstaton se mos larja çdo ditë i ndihmon atij në “mirëmbajtjen e lëkurës”.
“Gjithnjë e më shumë, më duket se larja është më pak e nevojshme,”-tha Gyllenhaal për Vanity Fair.
Dr Daniel S. Ganjian, një pediatër në Providence Saint John’s Health Center në Kaliforni, tha për Insider se të famshmit që kanë folur për të mos i larë fëmijët e tyre çdo ditë kanë disi të drejtë – pasi fëmijët kanë nevojë për dush vetëm kur janë të ndotur, ose të paktën një herë në javë.
“Trupi ynë prodhon vajra natyralë për të mbrojtur flokët dhe lëkurën tonë,”-tha Ganjian për Burch. “Është mirë t’i mbash ato vajra natyralë.”
Burimi: Insider