Një tjetër media ndërkombetare i ka kushtuar artikull turizmit në Shqipëri. “The Sun” shkruan për ujërat e bruzta dhe standartet në shërbime të Ksamilit të cilat janë vlerësuar nga turistët britanikë.
“Një tjetër yll i shtohet Shqipërisë nga mediat ndërkombëtare që e quajnë “Maldivet e Europës” – dhe është i mirënjohuri “The Sun” i cili përshkruan ujërat e bruzta dhe tonet e portokallta të perëndimit në Ksamil, por edhe komoditetin e standardet e larta të shërbimeve që vizitorët britanikë i vlerësojnë në Shqipëri’ thotë kreu i qeverisë Edi Rama në facebook.