Vera është pija që na shoqëron në shumë gëzime e aq më tepër në festat e fundvitit.
Kantina Herta sjell për konsumatorët shijen më të mirë për tryezat tuaja me disa varietete të ndryshme.
Madje Kantina Herta sjell mjaft bukur të kompozuara edhe shportat e dhuratave me verë të zgjedhur në disa variante, me dy apo më shumë shishe.
Me llojet e kultivarëve si Merlot, Trebiano, Toscano, Kabërnet, etj., Herta ka krijuar produkte mjaft interesante si Bukuroshja e Maminasit, Merlot Dyrrah, Kabërnet Savinjon, Merlot Trebiano etj.
Prej 20 vitesh familja Osmani sjell verë Made in Albania, me shije të veçantë.
Rozan Osmani sëbashku me bashkëshorten Enkelejda i rrinë në kokë bizneseve të ndërtuara me mund e përkushtim.
Disa nga llojet e verërave.
Shesh i Zi
Sheshi i Zi nuk mund të mungojë me ushqimet e festive, mis, gjelin e detit.Verë e cilësisë së lartë me ngjyrë të kuqe të thellë. Ka aromë delikate fruti, e shijshme dhe e përsosur në shoqërimin e të gjithë asortimenteve të mishit. Përmban Sulfit.Ruhet në ambjente me pak dritë dhe temperaturë normale ambjenti. Sasia 0.75 L me 15 % alc /Vol.
Merlot 2016 Rezerve
Rrushi përzgjidhet I një cilësie të lartë I varietetit Merlot. Përpunohet në kushte ideale dhe temperaturë të kontrolluar. Është verë elegante dhe e ekuilibruar. Maturohet në fuçi lisi e pastaj pushon në shishe. Përmban 13.5% alc/ vol.
Vera me Bulëza
Prodhim unik i kantinës Herta. Mishëron idenë e një shampanje nga vetë z.Rozan Osmani duke kombinuar shesh të bardhë me moskat. Fermentimi në shishe për 24 muaj i jep shijen fantastike, nje Brut natyral.
Kabernet Satvignon
Verë e kuqe e prodhuar nga kombinimi magjik i varieteteve Cabernet Suavignon me Merlot. Ka ngjyrë të kuqe rubini, me arome komplekse . Shije mjaft e dashur me permbajtje te moderuar taninesh te cilat e bejne kete shije unike. Përmban12 % alc /Vol
Nuk mungon as rakia:
Rakia e Shefit
Pije alkoolike antike e përftuar nga distilimi tradicional i rrushit të zonës së Durrësit, ku klima bregdetare me temperature ideale garantojnë cilësinë dhe aromën. Vjetërimi i jep kësaj pije një shije shumë të pëlqyeshme.Disponohet ne 0.7 Lit. 48 % alc /Vol
Kantina Herta nuk është tjetër veçse Kantina e familjes Hamdi Osmani. Krijuar nga kjo familie, ajo nisi prodhimin pasi kishte krijuar një sipërfaqe prej 4,5 hektarësh vresht në Maminas e rrethina, sipërfaqe të cilën e ka çuar deri në 6 hektarë. Teknologjia e saj italiane “Della Tofolla” i jep mundësinë asaj të prodhojë verëra të cilësisë së lartë dhe të jetë një konkuruese e denjë në tregun e verërave shqiptare. Me llojet e kultivarëve si Merlot, Trebiano, Toscano, Kabërnet, etj., Herta ka krijuar produkte mjaft interesante si Bukuroshja e Maminasit, Merlot Dyrrah, Kabërnet Savinjon, Merlot Trebiano etj
Probizz.al