Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Anila Denaj ka zhvilluar një takim me përfaqësues nga biznesi saudit. “Zgjerojmë partneritetin në fushën e bujqësisë mes Shqipërisë dhe Arabinë Saudite. Në takimin me përfaqësuesit e biznesit nga Arabia Saudite, u fokusuam veçanërisht në sektorin e bujqësisë, ku diskutuam mënyrat për të forcuar partneritetin dhe për të zgjeruar tregtinë e produktit tonë bujqësor në tregun saudit”, tha Denaj.
Ajo ka deklaruar se po punohet në ndërtimin e infrastrukturës për të mundësuar eksportin e produkteve tona në Arabi, duke përfshirë ujin e pijshëm, bimët aromatike dhe medicinale, si dhe vajin e ullirit.