Në 30 qershor do të hapet tuneli i Llogarasë. Kjo është bërë e ditur nga zëvendëskryeministrja Beldina Balluku gjatë analizës së punës për vitin 2023.
“Ka pasur sfidat e tij, por ka qenë gjeologji e qëndrueshme dhe nuk na është dashur të lëvizim nga kalendari i punimeve. Ashtu sikur kemi premtuar, 30 qershor 2024 vepra do të dorëzohet sipas të gjitha parametrave të parashikuara”, tha ajo.
Ministrja u shpreh se ka qenë një proces i gjatë, por një proces i mirëstudiuar në dy gara ndërkombëtare.