Kryeministri Edi Rama postoi pamje nga tuneli i Llogorasë ku vijon puna për finalizimin e tij.
Investimi kap vlerën 142 milionë euro dhe do ketë ndikim në gjithë ekonominë e vendit.
Tuneli do të lidhet me rrugën Orikum-Dukat dhe me Palasë-Dhërmi dhe do të lehtësojë qarkullimin e mjeteve gjatë sezonit të verës.
Tarifa për tunelin e Llogarasë do të nisë të aplikohet në vitin 2025, kur pritet të përfundojnë plotësisht punimet.