Rritjen më të madhe të numrit të kërkimeve në rrjet krahasuar me vitin e kaluar nga turistët britanikë e ka regjistruar Shqipëria, me 113% më shumë. Janë këto shifrat e publikuara nga udhërrëfyesi turistik britanik “Bounce” që rendit vendin tonë si një nga itineraret e përzgjedhura për sezonin e ardhshëm veror. Theksi vendoset tek fakti se vendet e Mesdheut janë në krye të kërkimeve të bërë gjatë muajve të dimrit.
Tre vendet më të kërkuara nga përdoruesit e Google në Mbretërinë e Bashkuar si destinacione pushimi përfshijnë Greqinë, me 70.700 kërkime në tre muajt e fundit të vitit 2023 – tetor – dhjetor, sipas hulumtimit të Bounce.
Vendin e parë e zë Turqia, me 102.900 kërkime në tremujorin në fjalë, ndërsa Islanda doli e dyta me 95.200 kërkime. Në vendin e katërt gjendet Malta me 60.200 kërkime, e ndjekur nga Kroacia, Qipro, Shqipëria, Zvicra, Norvegjia dhe Portugalia.
Turistët britanikë duket se tregojnë një preferencë të qartë për destinacionet mesdhetare në Greqi dhe Turqi, me resortet gjithëpërfshirëse të Heraklion ose Antalia që janë veçanërisht të njohura. Klima e ngrohtë rezulton “kriteri” kryesor i vendit të zgjedhur. Përkundrazi, promovimi i Islandës në vendin e dytë konsiderohet më i përshtatshëm për sezonin.
Marrë nga Scan Tv