Turistë nga e gjithë Europa kanë mbërritur në Vlorë këtë verë.
Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrjetet sociale përshtypjet e disa prej tyre, të cilët janë befasuar prej mikpritjes, detit, por edhe plazheve “sekrete” të zbuluara gjatë udhëtimeve magjike me anije.
“Është hera e parë që vijmë në Vlorë. Erdhëm një natë më parë dhe është me të vërtetë një qytet i bukur, me plazhe të bukura dhe njerëz shumë të dashur. Gjatë mbrëmjes gjallërohet dhe na pëlqen shumë”, thanë dy turistë të huaja.
Një turist italian vlerësoi veçanërisht mikpritjen e shqiptarëve.
“Kemi ardhur para dy ditësh në Shqipëri. Morëm avionin nga Bergamo dhe një makinë me qera në Tiranë. Gati po bëhen tre ditë këtu dhe jemi në këtë plazh të bukur. Mikpritja e shqiptarëve ka qenë e shkëlqyer. Po ndihemi shumë mirë. Udhëtimin tonë do ta vazhdojmë duke zbritur drejt jugut dhe duke shkuar në Ksamil, më pas në Berat dhe pastaj do të kthehemi në Tiranë, ku do të qëndrojmë për 4-5 ditë të tjera”, u shpreh ai.
“Në Vlorë është shumë bukur, plazhet janë të bukura, por ju rekomandoj të vizitoni edhe Sarandën e Ksamilin, pasi plazhet atje janë një parajsë. Këtu jemi në anije turistike që niset nga Vlora dhe na kanë treguar disa shpella, hëngrëm në anije. Shqipëria është shumë e sugjeruar”, tha një tjetër turist.