Santorini është një nga destinacionet më të vizituara në botë dhe prej vitesh ka mbipopullim turistësh.
Së fundmi aty kanë zbarkuar 11.000 vizitorë në një ditë të vetme. Në një postim në rrjetet sociale përfaqësues të Bashkisë së Thirës u kanë kërkuar banorëtve që të kufizojnë levizjet për shkak të rritjes së fluksit turistik.
Menjëherë kanë vërshuar kritikat dhe palënaqësitë e banorëve.
Dy ditë më parë është zhvilluar një mbledhje me zyrtarë të Santorinit mbi nevojën për të kufizuar numrin e lundrimeve në ishull. Ndërkohe sipas tyre duhet të merren edhe masa shtesë siç është ndërtimi i një porti të ri, të përmirësohet infrastruktura energjitike e hoteleve dhe Airbnbs.
Ekathimerini