Një shishe wisky Macallan 1926 doli për 2.1 milion £ në një ankand të Sotheby’s në Londër.
Shitja vendosi një rekord të ri për çdo shishe pije alkoolike ose verë të shitur në ankand, tha shtëpia e ankandit për agjencinë e lajmeve AFP.
Shishja e rrallë pritej të mblidhte midis 750,000 dhe 1.2 milion £, por i tejkaloi vlerësimet për të arritur në 2,187,500 £ .
Një nga shishet Macallan 1926 kishte vendosur një rekord të mëparshëm për shishen më të shtrenjtë të shitur ndonjëherë në vitin 2019, kur arriti në 1.5 milion £ në Sotheby’s.
Përkthyer dhe përshtatur nga The Guardian për Probizz.al