Nafta në bursë ka pësuar rënie.
Rezerva federale e SHBA-së pritet të rrisë normat e interesit . Një faktor tjetër që ndikoi në uljen e cmimit është ulja e prodhimit nga Kina pasi OPEC ka njoftuar reduktimin e furnizimit i cili hyn në fuqi këtë muaj. Dollari amerikane u rrit duke e berë naftën më të shtrenjtë për përdoruesit e valutave të tjera.
Nafta në bursën amerikane ra me 56 cent ose 0,7%, duke arritur nivelin e 79,77 dollarë për fuçi, ndërsa nafta në bursën e Londrës u ul me 63 cent, duke arritur në 76,15 dollarë për fuçi.
Baden Moore përfaqësues i Bankës Kombëtare të Australisë në lidhje më këtë çështje deklaroi “Perspektiva e rritjes së mëtejshme të normave të interesit që do të njoftohet nga Rezerva Federale këtë javë pritet të nxisë paqëndrueshmëri afatshkurtër të çmimeve”.
E njëjta situata paraqitet edhe në Japoni ku ka një tkurrje të aktivitetit industrial. Në këndvështrimin e ekspertëve rënia e çmimit të naftës shihet edhe si një frikë nga recesioni në shumë ekonomi të botës.