Flet Z. Gzim Hajdinaga, Drejtori i Organizatës së Turizmit të Ulqinit
1. Tashmë jemi në pikun e sezonit turistik, si paraqitet interesi për Ulqinin, numri i turistëve, nga cilat kombësi i kemi?
Hajdinaga: Ne baze te te gjthe aktiviteteve qe kemi patur gjate ketyre muajve dhe prezentimeve te Organizates turistike ne shume vende rajonale, mund te themi qe parashikimet tona jane mjaft te mira dhe kemi nisur me nje pozitivitet maksimal ku kemi bere hapjen zyrtare te sezonit turistik gjate festave te nje majit ku edhe kemi patur nje numer te konsiderueshem te turisteve qe kane qendruar ne qytetin tone. Poashtu, ne komunikimin e perditshem qe kemi me afaristet tane, pritet nje sezone mjaft e suksesshem duke marre parasysh edhe faktin qe tashme Ulqini eshte destinacion me nje tradite te lashte turistike dhe te gjithe ato mysafire qe vizitojne Ulqinin i qendrojne besnik deri ne fund. Numri me i madh i turisteve vjen na Kosova me 31%, vijojne mysafiret nga Serbia me 16%, Bosnja dhe Hercegovina me 12%, Gjermania me 10%, Polonia, Maqedonia e Veriut dhe Shqiperia me 3%.
2. A jeni të kenqaur deri tani me vizitorët, si janë pritshmëritë dhe rezervimet për në vijm?
Hajdinaga: Ashtu sic e thashe edhe me heret, Organizata Turistike ka hapur zyrtarisht sezonin turistik me shume aktivitete te ndryshme ku edhe nje numer i madh i gazetareve nga te gjithe pothuajse vendet rajonale kane qendruar ne qytetin tone te cilet neper medije te ndryshme kane raportuar tashme qe vera ne qytetin tone ka filluar dhe Ulqini me padurim pret turistet e pare. Normalisht, qe ne si qytet kemi bere pregaditje te medha sepse Ulqini si qytet turistik vazhdimisht gjate tere vitit pregaditet qe secila sezone turistike te jete me e suksesshme ne krahasim me vitin e kaluar. Pervec aktiviteteve qe Organizata turistike ne baze te Plan programit bene dhe realizon sic jane pjesemarrjet tona ne panaire dhe prezentime jashte vendit, takime te ndryshme me gazetare dhe shtepi televizive, reportazha te ndryshme neper portale, poashtu merret edhe me aktivitete qe i takojne qeverisjes lokale dhe gjithmone ne koordinim me institucione tjera japin maksimumin qe cdo gje te jete gati me ardhjen e turisteve te pare. Mund te themi qe fillimin e sezonit turistik e kemi patur mjaft te mire dhe ka qene nje pozitivitet I madh tek te gjithe afaristet tane, mirepo fillimi I korrikut edhe krahas pritshmerise tone nuk ka qene ne nivelin e parashikuar, por kjo nuk do te thote qe ditet ne vijim do te vazhdoje kjo situate. Nga 15 korriku ka filluar edhe shpici i sezonit por sigurisht qe pritet fluksi me i madh i mysafireve nga 20 korriku dhe sidomos me ardhjen e diaspores Ulqini do te arrije mbushjen pothuajse totale te akomodimeve qe tashme jane ne nje numer tejet te madh.
3. A ka patur problematika që kërkojnë zgjidhje?
Hajdinaga: Perceptimi aktual ekonomik përfshin dhe turizmin dhe kjo luhatje prek dhe industrinë e turizmit. Me heret turistët i shikonim 12 muaj të vitit, dhe nga janari i këtij viti deri në maj aktualisht perceptimi është se turist ka, por sigurisht qe jo ne nje numer te madh edhe pse parashikimet tona i kemi qe numri te do te jete ne rritje cdo dite e me teper. Nuk mund të krahasohemi akoma me vitet e mehershme, pandemia, pasiguria mjekësore me të cilën u përballem te gjithë ndikuan në sektorin e turizmit.
Edhe fakti qe inflacioni po vazhdon dhe cmimet jane ne rritje e me siper na bene ndoshta te luftojme me teper dhe te bejme prezentime te ofertes turistike ne cdo vend dhe sigurisht qe do te ndikoje edhe tek turistet, por nuk eshte dicka qe ka prekur vetem Ulqinin sepse me situaten ekonomike te veshtire po perballet i gjithe globi dhe eshte dicka qe tashme eshte pritur qysh nga koha e pandemise, edhe pse mund te themi qe Ulqini me standardet dhe kushtet qe ofron eshte njeri nder destinacionet me cmime te arsyeshme per secilin dhe ka cmime konkuruese. Veretja me e madhe eshte tek produktet ushqimore dhe kjo pritet të sjellë probleme dhe ulje të konsumit dhe normalidht do te ndikoje edhe tek baret dhe restorantet. Sigurisht qe sektori i turizmit e peson me se shumti kur jane problemet ekonomike aktuale po shpresa gjithmone mbetet dhe jemi te gatshem per cdo perballje.
Megjithate vlen te permendet qe turizmi eshte nje sektor i cili nder vite ka pesuar humbje dhe rritje dhe gjithmone ka gjetur rrugen e vet per te depertuar ne siperfaqe. Turizmi tashme nuk eshte vetem luks i jetes por edhe nevoje e njerezve ku gjejne menyren e c lodhjes, defrimit dhe argetimit dhe ndoshta arratisjes nga perditshmeria per nje kohe te caktuar. Mendoj qe turizmi dhe udhetimet edhe krahas rritjes se cmimeve do te kene nje vazhdueshmeri te zakonshme dhe kjo mund te ndikoje ne te dhena statistikore por kurrsesi deri ne ate mase qe mos te kete vizitore dhe te pesojme deshtim e sidomos duke krahasuar Ulqinin me destinacionet tjera turistike qe kane cmimet edhe me te larta.
4. Si paraqitet interesi pushuesve nga Shqipëria dhe Kosova?
Hajdinaga: Ulqini njihet si një prej destinacioneve më të frekuentuara nga shqiptarët dhe vendet e rajonit, dhe me plot bindje mund te themi qe numri i turisteve nga Kosova sipas te dhenave statistikore por jo vetem, sepse gjendja reale mund lehte te shihet edhe ne qytet eshte pikerisht qe mysafiret e Kosoves i kemi ne rendin e pare ku vetem vitin e kaluar Ulqinin e kane vizituar 85.232 mysafire nga Kosova te cilet kane realizur 354.036 fjetje. Keto jane shifra qe vijne nga numri i regjistrimeve edhe pse numri real eshte shume me i madh. Kosovaret vazhdojne qe ne Ulqin te jene cdo here edhe pse me mundesite e veta mund te jene edhe ne vende tjera, por gjithnje zgjedhin Ulqinin jo vetem per plazhet e bukura, mikepritjen e ulqinakeve, standardeve te mira te jetes se begatshme kulturore por edhe per arsye qe ato mjete financijare ti lajne ne Ulqin.
Sa i perket numrit te turisteve nga Shqiperia, sigurisht qe nuk mungojne edhe mysafiret e Shqiperise por me nje numer shume me te vogel ndoshta duke marre parasysh faktin qe Shqiperia eshte vend turistik qe me nje oferte te begatshme per sezonin turistik dhe shume vendas zgjedhin pikerisht shtetin e vet per te kaluar pushimet e veta. Qytetaret e Shqiperise duhet te marrin shembull nga Kosova dhe me teper duhet te jene ne Ulqin, e jo ta quajne Ulqinin si vend tranzit.
Ndersa sa i perket mergimtareve e sidomos diaspores se Kosoves, Ulqini eshte destinacioni i tyre i preferuar dhe pikerisht gjate muajit gusht ato e vizitojne ne nje numer shume te madh. Me kere rast i falenderohemi te gjithe mergimaterve te cilet Ulqinin kurre nuk e harrojne dhe ne si zakonisht i mirepresim edhe kete vit te na vizitojne .
5. Për të gjithë ata që janë ende të pavendosur, a mund të na rendisni arsyet se përse ju sugjeroni për të vizituar Ulqinin? Cilat janë destinacionet që sugjeroni për t’u parë nga afër, hotelet çfarë shërbimesh ofrojnë për pushuesit?
Hajdinaga: Shumë qytete krijojnë politikat e tyre kulturore dhe turistike në aspektin e marketingut duke krijuar një mit për veten e tyre. Ulqini vërtet nuk ka nevojë për këtë, sepse Ulqini është qyteti më interesant dhe më romantik në bregun lindor të Adriatikut, një mozaik i vërtetë qytetërimesh. Historia e saj tregon se ndikimet kulturore të qytetërimeve më të mëdha të botës janë përshkuar me fryt këtu për 2.5 mije vite.
Mund te themi qe Ulqini eshte destinacion ku secili prej neve ne baze te deshires, nevojes dhe mundesive financijare mund te krijoj nje ndjenje te plote pushimi
Për të gjithë ato që me të vërtetë duan të dëfrehen në kënaqësitë që ofron natyra atëherë Ulqini është zgjedhja juaj më e mirë. Plazhet më të bukura ranore në Evropë ofrojne mundësite e vërteta për një pushim aktiv. Mund të kënaqeni në diell, të luani volejboll, bagminton apo tenis, të shetisni pranë detit, në pyllin e pishave, në ullishtë, mund të beni kitesurf, të beni zhytje në det….Mund të vërtetoheni vetë në pasurin e detit të Ulqinit, lumin Buna, dhe liqenin e Shasit që janë shumë të pasur me peshq. Në tërë Adriatikun nuk ekziston vend si Ulqini qe natyra i ka dhënë të gjitha.
Mirepo, pervec bukurive natyrore, vet ulqinaket e kane tradite te lashte turizmin dhe sigurisht qe njihen si njerez mikprites dhe bujar. Me kalimin e kohes edhe sherbimet qe kane ofruar nder vite i kane ngritur ne nje nivel shume te larte dhe tashme ne Ulqin ka hotele super luksoze prane detit por edhe ne qytet qe ofrojme sherbime cilesore qe nje pushues ti kete te gjitha kushtet e nevojshme per nje pushim. /ProBizz.al