Ndërsa shënojmë Ditën Botërore të Ushqimit, një kujtesë e rëndësishme për vlerën e ushqimit dhe të bujqësisë për stabilitetin global, jemi krenarë të njoftojmë programin USAID Compete SëBashku. Ky është një program i rëndësishëm pesëvjeçar, që ndihmon në përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian (BE), përmes reformave ekonomike që përputhen me kërkesat e BE-së dhe rritjen e konkurrueshmërinë së sektorit të bujqësisë.
Dita Botërore e Ushqimit është një moment i rëndësishëm për të promovuar politika që adresojnë çështjet jetësore të sigurisë ushqimore, ushqyerjen dhe rritjen e bujqësisë, si në nivel lokal, ashtu edhe në atë global. Kjo ditë na kujton nevojën për praktika më të mira bujqësore, prodhim të qëndrueshëm, shtim vlere të zinxhirëve ushqimorë, ulje të mbetjeve dhe ndotjeve, si dhe siguri ushqimore. Mbështetja e reformave dhe e politikave qeveritare, që promovojnë konkurrueshmërinë bujqësore, përmirëson të ardhurat, krijon më shumë mundësi punësimi dhe forcon ekonominë lokale.
Programi USAID Compete SëBashku zbatohet nga Improving Economies for Stronger Communities (IESC) në partneritet me IDRA Research & Consulting dhe Center for International Private Enterprise (CIPE). Në koordinim të ngushtë me BE-në dhe partnerë të tjerë ndërkombëtarë, USAID Compete SëBashku do të punojë me partnerë lokalë, përfshirë Qeverinë e Shqipërisë, organizatat e biznesit, ndërmarrjet e sektorit privat, shoqërinë civile dhe Akademinë, për të adresuar pengesat më të rëndësishme për konkurrueshmërinë e produkteve bujqësore shqiptare të përpunuara me vlerë të lartë.
USAID Compete SëBashku do të mbështesë reformat ekonomike, përmes konsultimeve publike-private gjithëpërfshirëse dhe transparente, do të fuqizojë sipërmarrjet agroushqimore për të përmbushur standardet ndërkombëtare, fuqizojë markimin dhe etiketimin e produkteve, dhe ndihmojë për të aksesuar financimin dhe për të arritur tregjet me vlerë të lartë, veçanërisht në BE. Programi, gjithashtu, do të rrisë ndërgjegjësimin e konsumatorëve për produktet agroushqimore bujqësore ‘Made in Albania’, në tregjet vendase, rajonale dhe ato globale.
Programi do të mundësojë angazhimin e grupeve të ndryshme në procesin e reformave ekonomike, për përmirësimin e klimës së biznesit, rritjen e mundësive të punësimit dhe për forcimin e rrjeteve të blerjeve dhe shitjeve, me një theks të veçantë te gratë dhe të rinjtë, në rajone më të pavaforizuara në Shqipëri.
“Ky mesazh është bërë i mundur nga mbështetja bujare e popullit amerikan, nëpërmjet Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja është përgjegjësi e IESC dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e USAID-it apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara”.