Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale shkrimin e gazetares Francesca Masotti, të botuar në “Vanity Fair”.
Prestigjozja italiane ka renditur 10 arsye pse duhet të kaloni pushimet në kryqytet.
Sipas saj Tirana ka një afërsi me Italinë, klimë mesdhetare të ngrohtë, muze, përzierje të arkitekturës, një nga kuzhinat më të mirë të Europës jugore etj.
Masotti thotë se kryeqyteti shqiptar është mjaft argëtues dhe ofron larmishmëri.