Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka deklaruar nga Qendra e Inovacionit të Sigurisë dhe Mbrojtjes se 11 vende pune janë të lira për të gjithë ekspertët me formim në fushat e teknologjisë së informacionit apo inxhinierisë.
“U bëj thirrje të rinjve e të rejave t’i bashkohen thirrjes sonë për aplikime. Do të jenë 11 ekspertë të profileve të ndryshme që kanë lidhje me inovacionet e proceseve, gjetjen e zgjidhjeve për procese të ndryshme, sepse kjo qendër inovacioni do të jetë mjedisi ku do të punojnë së bashku edhe nukla e inovacionit të sektorëve të ndryshëm, në mënyrë që të dalim edhe përtej kufijve të sektorit”, u shpreh ai.
Ministri bëri me dije se ekspertët do të zgjidhen përmes një procesi transparent.
“Ne kemi ndërtuar falë mbështetjes së kryeministrit një regjim pagesash shumë kompetitiv edhe me tregun privat, por edhe atë evropian, me një pagë bruto mbi 2200 euro në muaj” tha Peleshi.
Aplikimet janë të hapura deri me 18 janar.