Tre vendet më të mira për të bërë biznes janë Singapori, Danimarka dhe SHBA. Kjo sipas renditjes së Economist Intelligence Unit.
Singapori e mban këtë pozicion prej shumë vitesh dhe kjo ka të bëjë me stabilitetin politik dhe investimet e qeverisë në teknologji.
Vendin e katërt dhe të pestë e zë Gjermania dhe Zvicra . Më pas vjen Kanadaja, Suedia, Zelanda e re , Hong Kongu dhe Finlanda.
EIU e bën renditjen duke u bazuar në tregues të tillë si inflacioni, kostoja e jetesës , rritja ekonomike dhe politikat fiskale .