Shqipëria ngjitet ende më lart me rritjen e saj mbresëlënëse të numrit të vizitorëve nga ajri, në tabelën e klasifikimit ndërkombëtar të ACI për muajin shkurt në aeroportet e Europës.
Lajmi është bërë me dije nga kryeministri Edi Rama.
“Vendi ynë i bukur mikëpret botën që vjen çdo muaj e më shumë drejt nesh
Më shumë ekonomi, më shumë punë, më shumë prodhim vendas, më shumë tregti, më shumë konsum, më shumë të ardhura për vendin e për familjet e përfshira në zinxhirin e gjatë të vlerës së industrisë së turizmit”, shkruan Rama.
Sipas statistikave të publikuara nga ACI, Shqipëria shënoi një rritje me 227.9% të trafikut të pasagjerëve në shkurt, krahasuar me vitin 2019.