Brandi shqiptar që po bën namin përtej kufinjëve
Është kthyer padyshim në një nga market e preferuara për rrobat e banjos gjatë verës por “Lovelo” nuk di të ndalet.
Teksa drejtues të saj flasin për suksesin e bradit “Made In Albani”, na japin edhe lajmin e zgjerimit të gamës së produkteve me“Lovelo Underwear” për tju përgjigjur kërkesave të tregut.
“Lovelo” realizon të gjithë ciklin e plotë të prodhimit të rrobave të banjos dhe seteve për sezonin e verës duke përfshirë dizajn, prerje, qepje, e gjitha “Made in Albania”.
Vera 2023 sipas drejtuesve të kompanisë solli një boom shitjesh në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Mal të zi.
Klientët kanë qenë të interesuar kryesisht për bikini dhe vazhdojnë ende kjo për shkak të planeve për pushime në vende tropikale apo planeve për pushime në ambjente të mbyllura edhe gjatë periudhës së dimrit. Me pak fjalë “Lovelo” nuk po njeh më stinë pasi klientët e mahnitur tashmë nga cilësia po bëjnë prenotime gjatë gjithë vitit.
Akoma më interesante të veshurit me “Lovelo” e bën fakti se veshjet realizohen edhe të personalizuara për ti kombinuar me partnerin apo me të gjithë familjen.
Cilësia është kryefjalë e punimit të veçantë dhe padyshim edhe dizajni unik që ofrohet në çdo sezon.