Kryeministri Edi Rama shpërndau në rrjetet sociale punimet nga ndërtimi i lotit të 7-të të Unazës së madhe, i cili nis nga pjesa fundore e “Bulevardit të ri” e deri në bregun e Lumit të Tiranës.
“Në kantierin e Lotit 7 të Unazës së Madhe, Tiranë deri tani janë realizuar rreth 70% e punimeve”, shkruan Rama.
Në Unazën e madhe po punohet në disa segmente, në pjesën nga rrethrrotullimi “Shqiponja”, te Bulevardi i Ri dhe aksin nga Bulevardi i Ri, në Shkozë.
Në këtë aks parashikohet të ndërtohen vepra arti dhe rrugë dytësore të cilat do të lidhin unazën me zona të tjera të kryeqytetit.
Përfundimi i saj lehtëson trafikun brenda Tiranës, ndërsa e lidh kryeqytetin me të gjitha rrugët dalëse kombëtare.