Udhëtarët evropianë që vizitojnë Mbretërinë e Bashkuar pa vizë së shpejti do t’u kërkohet të paguajnë një tarifë prej 10 £.
Rregullat e reja, të cilat do të hyjnë në fuqi gjatë vitit të ardhshëm, sipas sistemit elektronik të autorizimit të udhëtimit (ETA) të Mbretërisë së Bashkuar, i prezantuar fillimisht për shtetasit e Katarit, përfshinë edhe qytetarët e Bashkimit Evropian.
Tarifa vlen për të gjithë vizitorët në MB, përfshirë foshnjat dhe fëmijët, pa vizë, ose leje për të jetuar, punuar ose studiuar, sipas planeve të shpallura nga Sekretarja e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar, Yvette Cooper.
Aktualisht, qytetarëve të Bahreinit, Kuvajtit, Omanit, Katarit, Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe u kërkohet të aplikojnë për një ETA përpara se të hyjnë në MB.
Kjo do të zgjerohet për shumicën e shtetasve të tjerë, duke përfshirë ata nga SHBA, por duke përjashtuar evropianët, në nëntor. Deri në pranverën e ardhshme, programi do të zgjerohet përsëri për të përfshirë shtetasit evropianë.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNN për Probizz.al