Kursi i këmbimit të euros me lekun e ka nisur edhe këtë javë në rënie të shpejtë dhe tashmë ka arritur pranë kufirit të 108 lekëve.
Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye sot me 108.18 lekë, duke prekur një minimum të ri historik. Kursi i euros ka pësuar rënie me 5.3% që nga fillimi i këtij viti dhe me 10% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Lidhur me këto luhatje dhe impaktin në Ekonominë e Shqipërisë vjen një analyze për Probizz.al nga Altin Mëhillka Expert në Fushën e Projekteve Ekonomike Bavari – Gjermani.
Për të analizuar vlerësimin dhe zhvlerësimin i një Monedhe kërkohet një Studim i thellë makroekonomik. Jo çdo Ekonomist mund të jap përgjigjen e duhur këtij fenomeni, për këtë kërkohen njohuri të specializuara ekonomike.
Çfarë ndodhë me vlerësimin i një monedhe vendase (në rastin tonë të Lekut)
Nëse e marrim këtë fenomen nga ana ekonomike të një vendi si Shqipëria, themi se Rivlerësimi i monedhës vendase ndikon pozitivisht tek importet, por në të kundërtën sillet shumë negativisht jo vetëm për eksportet, por dhe për dhe turizmin vendas, por duke përmendur këtu dhe kreditorët në monedhë të huaj. Pra me pak fjale ky fenomen ka avantazhet dhe disavantazhet e veta.
Por të analizojmë këtu vendin tonë “Shqipërinë” pra një vend që importon më shumë se 85% të produkteve (Mallra) atëherë këto Mallra bëhen më të lira në blerje. Ky fenomen duhet të ndikoj në uljen e çmimeve të tyre në Treg, gjë që praktikisht në Tregun shqiptar nuk ndodh për shkak te politikave të gabuara ekonomike që ndiqen –thotë eksperti.
Nga ana tjetër 15% të exporteve bëhen shumë herë më të shtrenjta, gjë që ndikon në uljen e kërkesës për blerje, ku dhe reflekton ne uljen e investime nga Investitorët e huaj për tregun e jashtëm, por jo vetëm kaq ky ndikim reflektohet tek ndërmarrjet që prodhojnë për tregun e jashtëm, të cilat do të kenë ndikim negativ në zhvillimin e tyre.
Turizmi për turistët e huaj bëhet edhe më i shtrenjtë, që do të thotë më pak turistë në ardhmen.- shprehet Z. Mëhillka.
Duke i pare këto dy dukuri me në thelb, nuk mund të dalim në konkluzion se një vlerësim i monedhës është pozitiv apo negativ. Këtu ndikon shumë struktura ekonomike e një vendi. Është ekonomia e këtij vendi (Shqipëria) një ekonomi që varet nga Exportet = atëherë vlerësimi do ishte shumë negativ për ekonomin e këtij vendi. Por i njëjti fenomen është edhe për vendet që varen shumë nga turizmi siç është Shqipëria = atëherë edhe vlerësimi në këtë rast do ishte shumë negativ. Pra me pak fjalë Rivlerësimi i Monedhës “Lek” përkundrejt valutave të Huaja kryesisht Dollarit dhe Euros sjell negativitet për ekonomin e Shqipërisë.
Nga ana tjetër dobësimi i monedhës Vendase (Lekut) përkundrejt valutës se huaj për vendet qe janë të varura nga Exportet dhe Turizmi i huaj do të sillte një Pozitivistet të lartë në Ekonomin e atij vendi ne këtë rast për Shqipërinë.
Zhvlerësimi i Lekut me një ekonomi në recesion do të ishte një masë parandaluese për stabilizim makroekonomik, por kjo është vetëm një mase nga shumë te tjera që duhen ndërmarrë nga politikat ekonomike të një vendi. Shteti dhe Banka e Shqipërisë duhet të ndërmarrin reforma bankare për stabilizimin e Monedhës Lek. Ata thjesht duhet të fiksojnë kursin, pra ta bëjë monedhën Lek më të lirë përkundrejt Valutave kryesore. Në çdo lloj rasti tjetër, banka e Shqipërisë duhet të ndërhyjë në mënyrë aktive në tregun valutor vendas.