Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrjetet sociale një video të nismës “Wines of Albania”, e cila promovon ndërkombëtarisht Shqipërinë si destinacion eno-turistik.
“Wines of Albania, një nismë që e promovon ndërkombëtarisht Shqipërinë si destinacion eno-turistik, ku historia, klima e biodiversiteti, varietetet unike, kultura, tradita dhe përkushtimi i atyre që punojnë çdo ditë në kantina përmblidhen në një poezi dedikuar verës shqiptare”, shkruan Rama në facebook.
Në të gjitha zonat ë Shqipërisë vreshtaria dhe prodhimi i verës është kthyer tashmë në një biznes në rritje.