Zbatimi i Ligjit të Tatimit për të Ardhurat, çfarë duhet të dinë bizneset
Ligji i Tatimit për të ardhurat dhe aktet udhëzuese të tij, kanë filluar nga zbatimi më 1 janar 2014 duke sjellë ndryshime të rëndësishme për biznesin. Dhoma Amerikane, përmes Komitetit të Taksave dhe Doganave me qëllimin që t’i vijë në ndihmë anëtarëve, ka filluar një fushatë të informimit dhe diskutimit të të gjitha çështjeve që janë shfaqur gjatë zbatimit dhe kërkojnë vëmendjen e ekspertëve por dhe të administratës tatimore.
Mbledhja e fundit e Komitetit ka shërbyer për të shkëmbyer informacion në nivel ekspertësh mbi çështjet dhe shqetësimet që janë shfaqur në zbatimin konkret të ligjit dhe akteve udhëzuese, dhe mënyrën më të mirë për t’i adresuar ato dhe për të informuar në të njëjtën kohë anëtarët.
Komiteti do të organizohet në vijim për të zhvilluar një dialog me Ministrinë e Financave dhe për të organizuar një event të përbashkët ku ekspertët e kësaj Ministrie do të japin më shumë informacion mbi disa paqartësi në zbatimin praktik të ligjit dhe mënyrën se si bizneset duhet ti kuptojnë dhe zbatojnë ndryshimet në ligj.
Burimi: Dhoma Amerikane e Tregtise