Kompania Toyota pritet të prodhojë së shpejti dy modele sportive në sasi të limituara. Bëhet fjalë për Supra Plasma Orange dhe GR Supra GT4.
Mjeti i shtrenjtë do të pajiset më një ndërrues automatik me tetë shpejtësi.
Duke qenë se numri i prodhimeve të këtij modeli do të jetë i limituar, kompania ka njoftuar se makinat do shiten përmes një llotarie që do të hapet nga 8 majit deri më 4 qershor.
Për të blerë mjetin pronarët e mundshëm duhet të aplikojnë duke hyrë personalisht në lotari në një nga dyqanet e saj GR Garage.
Më pas prodhuesi i makinave do të kontaktojë fituesit në mes të qershorit për të nisur porositjen.
Përveç kësaj, Toyota do të prodhojë tre shembuj të makinës së saj garuese, GR Supra GT4 EVO, në të njëjtën nuancë portokalli.
Këto modele do të kenë numrin serik. Çmimet për këtë edicion special fillojnë nga 186,000 €.